Do të bëhet pjesë e politikës? Pas daljes nga burgu, këngëtarja Fjolla Morina i habit të gjithë me deklaratën e saj

Oct 18, 2021 | 12:06
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina votoi dje në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë për kryetarët e ardhshëm të komunave. Artistja iu bashku figurave të tjera të njohura të botës së ekranit për të shprehur vullnetin e saj të lirë me votë.

fjolla morina (9)

Pas votimit, Fjolla dha një prononcim për “T7”, ku tha se e ka kryer obligimin e saj si qytetare. Por e pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e politikës, Fjolla i habiti të gjithë me përgjigjen që dha.

“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”,- tha ajo, duke mos e përjashtuar mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

fjolla morina (8)

Pas daljes nga paraburgimi, këngëtarja po e shijon në maksimum lirinë, edhe pse përflitet për një ndarje nga bashkëshorti i saj biznesmen, Fisnik Syla.

Shkak janë bërë fshirja e fotove me njëri-tjetrin në rrjete sociale, si dhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin online. Pas kësaj, Morina tregoi publikisht se kishte vendosur t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve estetike për të “freskuar” fytyrën e saj.

fjolla morina (2)

“Ka ardh koha me u zbukuru”, shkroi ajo krahas imazhit që publikoi në Instastory.

Biznesmeni nuk e ndjek më as vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Dyshja u martuan në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që i kanë shtyrë të ndërpresin kontaktet.

fjolla morina (5) fjolla morina (7) fjolla morina (6) fjolla morina (1)

fjolla morina (3) fjolla morina (7) fjolla morina (5) fjolla morina (4)

fjolla morina fisnik syla (7)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura