Zbulohet skema e Policisë për protestën e PD/ Në terren mbi 2 mijë efektivë, ndërsa civilët…

May 12, 2017 | 23:00
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit eshte ne angazhim maksimal per protesten e te shtunes qe ka paralajmeruar opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

policia-e-shtetit-ok_1473179796-5321577

Per te siguruar rendin e qetesine, mesohet se do të angazhohen mbi 2 mijë efektivë me uniformë policie, teksa do të ketë edhe policë civilë mes protestuesve.

Por edhe pse opozita e ka theksuar disa herë që protesta do të jetë paqësore, frika edhe e ndërkombetareve por edhe ne Policine e Shtetit eshte se mund te kete trazira. Ambasada amerikane ka leshuar nje njoftim per shtetasit amerikane qe jetojne ne Tirane te kene kujdes diten e shtune. (per me shume lexo ketu)

Në terren mesohet se në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA.

ETLEVA DELIA- PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura