“Do jetë siklet i madh t’i ndash…”/ Patozi “ironizon” Lulzim Bashën: Kujdes me përdorimin e termave, pasi kemi hyrë në një stinë të nxehtë gjuetie

Jul 13, 2021 | 16:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi të martën me nota ironike ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me korrupsionin në vend, ku sipas të cilit; korrupsioni frymëzohet dhe buron nga nivelet më të larta të qeverisjes socialiste.

Astrit-Patozi-ne-zyre-640x360

Në një shënim të shkurtër në rrjetet sociale, Patozi thekson se është e vërtetë që peshku qelbet nga koka, por sipas tij, një gjë e tillë vlen për të gjithë peshqit dhe jo vetëm ata që kapen nga krahu i kundërshtarit.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës”, shkruan Patozi.

Ndërsa i kujton kreut demokrat, edhe pse pa i përmendur emrin, që të bëjë kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, pasi kemi hyrë në një stinë të nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sipas tij, më pas, do të jetë një siklet i madh që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

Shënimi i plotë:

QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura