“Do bëj dasmë”, Isli Islami zbulon planet e martesës

Sep 21, 2019 | 9:45
SHPËRNDAJE

Moderatori i njohur, Isli Islami, është treguar gjithnjë i mbyllur përsa i përket jetës së tij private. Por i ftuar në emisionin “Pasditja ime”, duket se ka bërë një përjashtim.

Gjatë intervistës, Isli ka vendosur që të flasë për planet e së ardhmes, mes të cilave përfshihet dhe martesa. Moderatori është shprehur se do të bëjë dasmë, madje prej kohësh e ka menduar sesi dëshiron që të jetë e organizuar.

“Që ta dish ti dhe po ta them ty për herë të parë, unë e kam ndarë si do e kem ceremoninë që para shumë vitesh, e kam të ndarë”, u shpreh ai kur u pyet për ceremoninë martesore.

Por Isli nuk zbuloi nëse ishte në një lidhje dashurie, por për martesën ka menduar prej kohësh dhe me detaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura