Djali vrau bashkëshorten një ditë më parë në Pejë, ndërron jetë nëna e autorit

Apr 17, 2024 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm Zyrafete Lajçi, nëna e Edmond Lajçit burrit që vrau gruan dje (16 prill) në Pejë.

PEJE

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nëna e Edmondit  vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtruar në spital prej disa kohësh.

Edmond Lajçi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën për motive deri më tani të panjohura.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura