Djali i Arben Frrokut rrëfen arrestimin e xhaxhait: Ai s’do shkonte asgjëkundi, po e prisnim policinë

Mar 27, 2015 | 8:27
SHPËRNDAJE

Mes dhjetëra familjarëve dhe të afërmve të deputetit Mark Frroku, që qëndronin përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas arrestimit të tij, ishte edhe nipi i vet, Grand Frroku, djali i Arben Frrokut.

Grand Frroku

Nipi i deputetit e konsideroi absurd arrestimin e xhaxhait, duke mos ngurruar të shprehë shqetësimin e tij për këtë shfaqje, siç e cilëson ai, që bëri Policia.

“Si mund të ndihem unë tani që kam babain dhe xhaxhain në burg? Arrestimi i Mark Frrokut është absurd. Ai nuk do shkonte asgjëkund. Aty po e prisnim Policinë sot kur erdhi, në pronën tonë”, u shpreh Grand Frroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura