“Die Zeit” nxjerr blof Zeavin: E tha se shqiptarët janë të pafajshëm

May 29, 2015 | 15:48
SHPËRNDAJE

Një ditë pas deklaratës së kreut të LSDM-së maqedonase, Zoran Zaev, se ai nuk kishte thënë asnjëherë se shqiptarët e rastit “Monstra” ishin të pafajshëm, vjen reagimi i gazetës gjermane “Die Zeit”.

Zoran Zaev, kreu i LSDM-së

Zaev kishte dhënë një intervistë për gazetën gjermane ku thoshte se shqiptarët e dënuar për vrasjen e 5-fishtë në afërsi të Shkupit, ishin të pafajshëm dhe se ai do të publikonte dokumente që tregonin për inskenim nga ana e qeverisë të masakrës.

Shkrimi për shqiptarët në “Die Zeit”

Mirëpo një ditë pas publikimit të artikullit në gazetën gjermane, Zaevi përgënjeshtroi deklaratat duke thënës e gazeta i kishte keqinterpretuar përgjigjet e tij, duke thënë se nuk kishte deklaruar se shqiptarët ishin të pafajshëm.

Mirëpo, në reagimin e sotëm “Die Zeit” thotë se nuk ka keqinterpretuar asnjë deklaratë dhe se Zaevi ka thënë vërtetë për gazetën se shqiptarët ishin të pafajshëm. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura