Dialogu, Ashton: Më 17 janar do të flitet për veriun

Dec 30, 2012 | 9:31
SHPËRNDAJE
Thaçi, Ashton dhe Daçiç pas takimit të tretë në Bruksel

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore” ka paralajmëruar se më 17 janar 2013, në takimin e parë në vitin e ri mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, do të flitet për veriun e Kosovës.

E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu, duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se “ndarja nuk është opsion”, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”.

Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë: “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Krejt çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten fuqishëm të përkushtuar për dialogun”.

Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në numrin e parë të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura