Dhuna mes lojtarëve në kampionatin U-21, dy futbollistë të Partizanit përfundojnë në spital

Apr 16, 2024 | 18:32
SHPËRNDAJE

Kampionati U-21 ka degjeneruar në dhunë mes lojtarëve. Gjatë ndeshjes së sotme mes Erzenit dhe Partizanit futbollistët janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë, policia thotë se janë lënduar dy futbollistë të Partizanit, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

bandicam-2024-04-16-16-06-00-687

“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHIKONI VIDEON

SHIKONI VIDEON

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura