Detajet/ Shqiptarja e arrestuar, a është ky shkaku që vrau italianen e moshuar?

May 28, 2016 | 16:21
SHPËRNDAJE

Shqiptarja 53-vjeçare Renata Kette nuk ka pranuar të flasë para prokurorit të çështjes, që e ka vënë atë në akuzë për vrasjen e italianes 72-vjeçare Danielle Claudine Chatelain.

Shqiptarja e arrestuar
Shqiptarja e arrestuar

Mediat italiane shkruajnë sot se rasti i vrasjes është ende i rrethuar me shumë dyshime dhe shumë pyetje rreth asaj që ka ndodhur në banesën e të moshuarës mbeten ende pa përgjigje.

Ajo që dihet është se vetë shqiptarja e arrestuar, e cila prej kohësh i shërbente gruas së moshuar, por që më tepër se grua shtëpie ishte bërë mikeshë e besuar e familjes së saj, ka telefonuar 118 ku ka kërkuar ndihmë. Telefona është bërë ndërkohë që gruaja e moshuar ka qenë pajetë. Hetimet provuan se ajo kishte fraktura dhe shenja dhune, që sipas akuzës bëjnë me faj shqiptaren, e cila akuzohet se e ka dhunuar për vdekje.

Perugia Today raporton se një nga pistat e hetimet, që mund të jetë edhe shkaku i ngjarjes është se gruaja e moshuar kishte planifikuar të transferohej. Të linte shtëpinë ku prej kohësh jetonin të dyja dhe të zhvendosej në një tjetër zonë, Ferro di Cavallo.

“Me këtë transferim do të bëhej që bashkëjetesa e dy grave do të merrte fund? A është ky shkaku që së fundi mes dy grave kishin plasur zënkat e shpeshta dhe të vazhdueshme”- raporton media italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura