Detajet e ndjekjes policore në Astir dhe të shtënat me armë që nuk u raportuan, gazetarja zbardh detaje nga dokumenti zyrtar. Ja çfarë zbulon dëshmia e oficerit

Apr 2, 2022 | 12:21
SHPËRNDAJE

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar disa fakte që sipas saj gjenden në fashikullin zyrtar që përmban dëshminë e oficerit i cili ka qenë prezent në një ndjekje policore në zonën e Astirit, që përfundoi me arrestimin e dy të rinjve.

policia-naten-1

Sipas gazetares, policia në njoftimin zyrtar mbi ngjarjen ka thënë disa fakte të pavërteta që nuk përputhen me atë që ka dëshmuar oficeri. (lexo me shume ketu)

Ndërkohë një nga faktet që Anila Hoxha thotë se është fshehur është edhe sëe një prej policëve që po ndiqte makinën e dyshuar, iu shkrep arma.

“Fashikulli shpjegon “ duke parë manovrat e rrezikshme të automjetit në rrugë, faktin që nuk u bindej urdhrave u krijua dyshimi iarsyeshëm për rrezikshmërinë e personave , në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka mbajtur në dorë. Si pasojë automjetet janë goditur dhe arma ka realizuar qitje të pavullnetshme” Për fat të mirë dy të dyshuarit që kishin marrë makinën me qera nuk u plagosën. Për fat të mirë as oficerët në detyrë”, thekson gazetarja në postimin e saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë në Facebook i gazetares Anila Hoxha

Sërisht që në krye të herës dëshiroj të përsëris se ky nuk është një shkrim për të mbështetur kolegët që raportuan ditën e kaluar për cëshjen “Bllako” dhe që më pas përmes një njoftimi mbi lajmet e rreme u sulmuan në mënyrë tinzare nga policia. Ky është një shkrim për të treguar se si Policia ( jo zëdhënësit ) i fsheh ngjarjet dhe i tregon zyrtarisht të gjymtuara duke dhënë në këtë mënyrë informacione të rreme dhe kjo ndodhi brenda të njëjtës ditë kur besoj se zyrtarët e saj duhet të jenë ndjerë përplot arritje që ua punuan paq atyre kolegëve që raportuan të corientuar për Bllakon. Ca se u arratis, ca se u dorëzua, ca se ishte arresuar ish deputeti Alqi Bllako

Le të gjejmë ku pikon catia….

Nje ngjarje e ndodhur së fundmi, njoftuar zyrtarisht nga polica lidhet me arrestimin e K.V 17 vjec dhe M.A 20 vjec ,tregon se ata u ndoqën nga patrullat , forcat Shqiponja dhe oficerët e krimeve , sepse nuk ju bindën urdhërit policor.

Zyrtarisht policia e përshkruan kështu nisjen e aksionit “”rreth orës 23.00 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe armë zjarri me vete”’

Informim I rremë zyrtar!!!!! Jo për faj të zëdhënësit, por sepse sepse shefat preferojnë ti fshehin e tjetërsojnë realitetet e ndodhura.

E VËRTETA, cfarë thotë fashikulli I shkruar gërmë për gërmë dhe bazuar në dëshminë e oficerit është se nuk ka patur telefonatë sinjalizuese

E VËRTETA dëshmuar nga oficeri I policisë së komisariatit numër 6 me inicialet J. XH është kjo- më datë 31 së bashku me kolegun e seksionit për krimet në komisariat E. A. kemi qenë me një automjet privat me targa… duke patrulluar në zonë , pasi një natë më parë kemi pasur vjedhje në zonë dhe për këtë është hartuar plan masash. Së bashku me ne , por në makinë tjetër kanë qenë edhe tre agjentë të policisë kriminale. Në vendin Kashar, ura e Limuthit kemi konstatuar me shpejtësi një automjet Mercedez Benz.

Automjetit iu bë shenjë të ndalojë dhe duke qenë se nuk ëshë bindur sinjaleve të bëra me drita , jemi vënë në ndjekje në distancë të këtij automjeti”

E pavërteta numër 2. Në informimin e detyruar që policia dhe theksoj nuk është faj i zëdhënësve , por shefave që përpiqen ti fshehin ngjarjet tregohet se gjatë ndjekjes “mjeti është përplasur me shërbimet e policisë kriminale , pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet”

E VERTETA numër 2, sipas akteve të dosjes

“Ndjekja ka vazhuar deri në bulevardin e Kasharit, ku ndjekjes I është bashkuar edhe forca Shqiponja, mjeti I pesonave po lëvizste në sens të kundërt dhe është future në drejtim të kompleksit ‘…”’ ku automjeti I forcave Shqiponja e ka patur të pamundur ndjekjen për shkak të rrugës së keqe. Ndjekjen e kanë vazhduar shërbimet e krimeve që ishin me automjetin privat të tyre’’

E pavërteta numër 3. Këtu policia nuk tregon dhe fsheh vazhdimin e ngjarjes. .. SEPSE e pavërtetë është të mos thuash se një polici ju shkrep arma

E VERTETA numër 3- të shqetësuar dhe të rrezikuar për jetën në fakt dhe duke mos e braktisur detyrën dy punonjësit e krimeve vazhdojnë ndjekjen . Fashikulli shpjegon “ duke parë manovrat e rrezikshme të automjetit në rrugë , faktin që nuk u bindej urdhërave u krijua dyshimi I arsyeshëm për rrezikshmërinë e personave , në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka mbajtur në dorë. Si pasojë automjetet janë goditur dhe arma ka realizuar qitje të pavullnetshme”

Për fat të mirë dy të dyshuarit që kishin marrë makinën me qera nuk u plagosën. Për fat të mirë as oficerët në detyrë.

Dhe e katërta e rreme
‘më pas personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar duke përfituar nga errësira”

E VERTETA : më pas automjeti që po ndiqnim mbasi na përplasi ka vazhduar përsëri lëvizjen , ndërsa lëvizja e automjetit tonë u bë e pamundur për shkak të përplasjes- deshmon njeri nga oficerër që ju rrezikua jeten”

Ekspertët thonë ne fashikull: automjeti u gjet I I braktisur pranë lokalit ‘H..’në rrugën Teodor Keko

Pra larg flagrances …

Gezuar te dashur miq te policise. Një e pavërtetë policore nuk quhet dezinformim , por dicka tjetër…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura