Detajet/ Babai i dehur do vriste gruan, por djali i doli përpara

Dec 1, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Donte të mbronte nënën, por përfundoi i plagosur rëndë nga i ati. Pas hetimeve, policia ka zbuluar arsyen e plagosjes së 15-vjeçarit, që rrezikon jetën, pasi një natë më parë u qëllua me armë nga babai.

Arma e sekuestruar
Arma e sekuestruar

Sipas policisë, i arrestuari Romi Nako, 47-vjeç, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me armë zjarri,  bashkëshorten e tij,  shtetasen E.N, 43 vjeç.

Në këtë moment, i ka dalë përpara djali i tij, P.N, 14 vjeç, i cili është  qëlluar me një plumb në këmbë, duke marrë dëmtime në pjesën e gjurit.

3Djali ka marrë ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas u dërgua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ku ndodhet  në gjëndje të rëndë shëndetësore.

2Policia në cilësinë e provës materiale sekuestroi: Një armë zjarri automatike, model 56, kalibri 7.62mm, me nr 17002271, me 29 fishekë, model 56; Katër krëhëra që iu gjetën gjatë kontrollit të baneses; Një gëzhojë fisheku model 56, kalibri 7.62 mm si edhe 190 copë fishekë luftarakë, model 56.

Materialet  i  kaluan  Prokurorisë të  Rrethit  Gjyqësor  Korçë,  për  veprat  penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura