Detajet/ Atentat biznesmenit qipriot, lëvizjet e dy shqiptarëve nga Tirana

Jun 25, 2016 | 9:34
SHPËRNDAJE

Policia qipriote është vënë në lëvizje për kapjen e shqiptarit Aleks Burreli, akuzuar si atentatori i biznesmenit qipriot Fano Kalopsidioti. Ngjarje gjatë të cilës mbeten të vdekur një çift policësh që ishin së bashku me biznesmenin dhe shqiptari tjetër, Jani Vogli.

Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli
Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli

Mediat greke duke iu referuar hetimeve të policisë vendase bëjnë me dije se policia qipriote ka nisur kontaktet me atë shqiptare për të shkuarën e dy shqiptarëve dhe lëvizjet e tyre.

Sipas tyre, autoritetet e vendit tonë kanë konfirmuar se Burreli dhe Vogli janë nisur nga Tirana më 7 Maj për në Stamboll. Një ditë më vonë ata kanë shkuar në Qipro, pikërisht më 8 Maj.

Autoritetet qipriote dyshojnë se ka qenë edhe një person i tretë që ka ndihmuar Aleks Burrelin të arratisej, pasi ai është parë nga dëshmitarët të largohej duke çaluar nga vendngjarja.

Policia e Qipros dyshon se ky atentat është vazhdim i disa akteve të tilla kriminale të ndodhura edhe disa vite më parë, që ka lidhje me një vrasje të pesëfishtë në vitin 2012.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura