Detaje nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen rreth 1 kg kokainë. 5 persona të ndaluar, mes tyre edhe i riu që iu largua policisë me makinë

Jul 27, 2021 | 18:22
SHPËRNDAJE

Operacioni i policisë mesditën e sotme në Tiranë, ka përfunduar me sekuestrimin e rreth 1 kg kokaine, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se janë ndaluar 5 persona, mes tyre edhe i riu që i iku me makinë policisë.

Policia ka ndjekur për disa orë makinën që i’u largua, ndersa me pas i sekuestruan edhe lëndën narkotike.

Aksioni i policisë u zhvillua mesditën e kësaj të marte në zonën e “Varrit të Bamit”, por pati edhe episode të pazakonta,

Policia i kërkoi drejtuesit të një makine “Benz” që të ndalojë dhe të dalë nga automjeti. Por ai nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.

Pranë automjetit shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.

Pasdështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura