DETAJE/ Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet shoferi 15-vjeç

Mar 22, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Pas aksidentit te rende te ndodhur mbreme ne Burrel, policia ka arrestuar nje 15-vjecar, i cili ishte ne timon.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 15-vjeçari me iniciale XH.N. që drejtonte automjetin që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla, raporton “News 24”.

Mësohet se makina përplasi një person me motor më pas mjeti devijoi drejt trotuarit dhe përplasi 3 këmbësorë. Po ashtu mësohet se një  nga këmbësorët ndërroi jetë menjëherë.

aksidenti ne burrel

Viktima është Gentian Hani 28 vjeç, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve te aksidentit.

Po ashtu ka ndërruar jetë gjatë transportimit shtetasi tjetër i plagosur Alfred Balla.

Njoftimi i polisisë

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura