‘Atentatori’ përgënjeshtron Doshin: S’kam marrë porosi për vrasje, më mësoi Toma ç’të them. Planin e regjistruam në një video në shtëpinë e tij

Mar 5, 2015 | 7:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/Personazhi që u vendos në qendër të “skenarit për vrasjen e Tom Doshit” gjatë ditëve të fundit, 36- vjeçari Durim Bami, ka mohuar të ketë marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e ndonjë deputeti. I ndaluari është marrë në pyetje nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri dhe Manjola Hasa, që janë ngarkuar me hetimin e çështjes. 

TOM DOSHI (MAJTAS) DURIM BAMI, I DYSHUARI SI I PENDUAR PER
VRASJEN E DY DEPUTETEVE

Burime të Prokurorisë kanë thënë dje se që në fillim të seancës njëri nga prokurorët i ka ofruar bashkëpunim dhe mbrojtje Durim Bamit.

Përfaqësuesi i Prokurorisë ka ftuar 36- vjeçarin të dëshmonte lirisht gjithçka dinte, duke i garantuar se nëse thëniet e tij rezultonin të vërteta, shteti do t’i siguronte mbrojtje nga çdo rrezik.

Më tej, prokurorët e kanë paralajmëruar Durim Bamin për përgjegjësi ligjore në rast se dëshmia e tij do të rezultonte e rreme. Pas këtij momenti, Durim Bami ka nisur dëshminë e tij në lidhje me çështjen e bërë publike nga deputeti Tom Doshi.

Sipas Prokurorisë, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka pohuar se me Tom Doshin nuk ka pasur njohje të mëparshme, por se e kishte prezantuar me të një deputet tjetër i Kuvendit të Shqipërisë në një nga qytetet në veri të vendit. Pas prezantimit që i ka bërë deputeti në fjalë, Durim Bami shpjegon se është takuar disa herë me Tom Doshin në lokale ku janë zhvilluar bisedat mes tyre.

Ai ka thënë se gjithçka është deklaruar për përfshirjen e tij në skenarin për eliminimin e Doshit dhe Fufit me pagese nga kreu i Kuvendit, është sajesë, duke shtuar se ka qene deputeti Doshi ai qe e ka mesuar dhe nxitur per te thene ate version te bere tashme publik. 

Bami ka pranuar se ka shkuar ne zyren e Tahirit per te dhene versionin e mesuar prej Tomes. “Ne zyren e Tahirit dhe Didit kam qene me Tom Doshin. Nuk kam marre porosi nga ndokush per te bere ndonje ngjarje”- mesohet te kete thene ai.  

Ai ka pranuar se Tom Doshi i ka dhene nje makine. “Me ka dhene nje automjet, duke me thene se jam ne rrezik dhe disa te aferm te mi me ndihmen e tij i kam derguar jashte shtetit gjate kesaj kohe”- ka thene ai. 

Prokuroria lëshon urdhër ndalimi për Bamin

Prokuroria e Krimeve te Renda ka leshuar dje urdher ndalimin per Bamin, ai do te mbahet i ndaluar per 72 ore e me pas do vleresohet nese do dale ne gjykate apo jo.

Ndalimi i tij eshte bere si person qe ka dijeni per ngjarje te caktuara, si shperthimet ne Fushe Kruje, dhe te sqaroje pozicionin e tij ne lidhje me akuzat e Tom Doshit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura