Deputeti Saimir Korreshi flet për krizën ekonomike: Shqiptarët po hanë përditë groshë, i ziejnë njëherë në 30 ditë në kazan ushtrie

Apr 11, 2022 | 19:45
SHPËRNDAJE

Deputeti Saimir Korreshi foli ditën e sotme për krizën ekonomike në vendin tonë teksa mbajti fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit.

Korreshi ironizoi paketën e rezistencës sociale duke theksuar se ajo nuk u shërben qytetarëve as për të blerë bukë.

Ai u shpreh se ata hanë groshë 30 ditë të muajit dhe i ziejnë vetëm njëherë në muaj për të kursyer energji elektrike, pasi çmimi është në stratosferë.

“Ne mirë që rrimë në terren se të dëgjoj qeverinë do ishim si Liza në botën e çudirave dhe do jetonim në botën e përrallave. Unë nuk e di ku jetoni. Keni bërë edhe paketën e rezistencës. Për rezistencën që ngrohesh e keni fjalën?

Me 30 mijë lekë as bukë nuk blejnë dot. Rritja e çmimeve është bërë si ajo vallja popullore, tre hapa para dhe dy mbrapa. U keni marrë dinjitetin njerëzve. Keni bërë ju formular. Hashashi?! Hashashi aty ka qenë. Në çdo cep të Lushnjes pihet hashash. Prandaj u rritën plehrat kimikë që serat të liheshin bosh për hashashin.

Nuk do flasim më për bujqësinë. Ishalla mbjellin ata që kanë serat dhe kanë harxhuar ca lekë. Hanë grosh 30 ditë. Sepse energjinë e keni çuar në stratosferë. Por i ziejnë njëherë në 30 ditë një kazan ushtrie dhe i hanë përditë. Jemi kthyer prapë të buka e misrit me bukë gruri’, deklaroi Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura