Deputeti i PD-së analizon ndryshimin e fashës së energjisë: E tëra ishte një skemë e Kryeministrit! Po tallet më të gjithë ne

Oct 7, 2022 | 13:50
SHPËRNDAJE

edi rama faturaDeputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati me anë të një reagimi në Facebook, ka analizuar përpjekjen për rritjen e fashës së energjisë nga ERE dhe Kryeministri Rama.

Busahti nuk është dakord me faktet që përment Rama pasi ERE është kthyer në një drejtori të kryeministrisë.

Reagimi i plotë:

I gjithë sistemi i centralizuar në dorë të Ramës. Ashtu siç pritej, ERE tashmë është kthyer në një drejtori të kryeministrisë.

Sot do të mblidhet ERE për të “noterizuar” vendimet që tashmë ka marrë kryeministri Rama.

Ndërkohë që presim le të qartësojmë situatën që po kalojmë bashkarisht si qytetarë të këtij vendi;

Ndryshimi i fashës 800 kë, e gjitha një skemë e Ramës. Pasi i imponon një vendimarrje ERE-s, frikësohet nga pasojat, sot e kthen mbrapa me ndihmën e tamtameve mediatike, e shet si zgjidhjen e ofruar nga ai vetë, por nuk mban përgjegjësi për çfarë është bërë.

Që në krye të herës ishte e qartë se qeveria nuk kishte nevojë që të vendoste fare fashën, pasi fondet e nevojshme për blerjen e energjisë duhet të ishin rikuperuar nga miremenaxhimi i sistemit ne vite. Duke qenë se u frikësua pasi 25% e abonentëve familjarë do të prekeshin nga kjo fashë, bëri hap pas, u detyrua që të tërhiqte iniciativen e tij.

Reshjet e shiut dhe i frikësuar nga masa e madhe e qytetarëve që do prekeshin nga rritja disproporcionale e çmimeve, sot ai urdhëron ERE që të çbëj vendimin e marrë jo larg, por vetëm 10 ditë përpara.

Argumenti zyrtar i Ramës, i përsëritur nga ai në pafundesi është që qytetarët u ndërgjegjësuan dhe në 5 ditë nga vendosja e fashës ulën ndjeshëm konsumin e energjisë.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se është detyrim për secilin nga ne që të kursejë energji në këto kohë të vështira, por ama kryeministri tallet me të gjithë ne kur jep këtë argument, pasi është e pamundur teknikisht që të shihet ulja e konsumit vetem tek konsumatorët familjarë brenda 5 ditësh.

Çdo ditë mund të shikohet e gjithë sasia e energjisë së hedhur në treg për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga OSHE, pra familjarë, institucione, biznes-e etj, por është teknikisht e pamundur që të shikohet e ndarë me bazë ditore konsumi i familjarëve.

Pra ajo kategori konsumatorësh që preken nga fasha.

Fatkeqesisht jetojmë në vendin e çudirave dhe abuzivizmit, pasi megjithëse u hodhën mbi 700 milion euro në sistemin elektroenergjitik, përsëri nuk janë instaluar smart meters që do të mundësonin këto matje në kohë reale.

Gjithsesi, ERE vazhdon të bëj e të çbëj vendimet sipas mendjes së Ramës, ndërkohë ky i fundit gënjen dhe justikon gënjshtrën e rradhës duke u munduar ti hedhë hi syve shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura