Deputeti i PD paralajmërim të fortë: Nëse shkelet vija e kuqe për Teatrin, revolta…

Sep 4, 2018 | 16:50
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar i ditës së sotme në emisionin e drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”, ku ndër të tjera foli edhe për aksionin e opozitës në vazhdim pas mbledhjes së një dite më parë në qytetin e Shkodrës, por edhe për çështjen e “Teatrit”.

Ai u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja se çfarë do të bëjë opozita nëse do të shkelej vija e kuqe në lidhje me çështjen e teatrit, ashtu si ata e kanë quajtur dhe Salianji tha se vendi mund të shkojë edhe në revolta.

toptalk-salianji

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha Salianji./Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura