Deputeti i Bundestagut gjerman: Serbia nuk mund të qëndrojë në dy karrige

Mar 21, 2018 | 7:39
SHPËRNDAJE

Në politikën e jashtme, Serbia nuk mund të qëndrojë në dy karrige, vlerëson deputeti i Unionit Demokristian (CDU) në Bundestag, Thorstein Frei.

gjerman

Ai ka sqaruar se në çdo vend duhen marrëdhënie të mira me Rusinë, të cilat i dëshiron edhe Bashkim Europian, porse ato duhet të bazohen në të drejtën ndërkombëtare.

Ai, siç përcjell FoNet, ka përkujtuar se vendet BE-së zhvillojnë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe se duhet të respektohet ky parim ashtu që zëri i Unioni të dëgjohet qartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Frei ka thënë se e kupton Serbinë që e ka të vështirë ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura