Denoncohet për dhunë vëllai i kandidatit socialist në Bashkinë Divjakë

May 4, 2015 | 19:56
SHPËRNDAJE

Fredi Kokoneshi

Ish-sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mane ka denoncuar pasditen e sotme në polici shtetasin Loni Kokoneshin, vëllain e kandidatit për kryetar bashkie nga Partia Socialiste, Fredi Kokoneshi, i cili është aktualish kryetari i bashkisë Divjakë.

Në një deklaraatë për mediat ish sekretari i Ps ka qenë i shoqëruar nga kreu i PD në Lushnje Myslim Murrizi.

Sipas Manes, vëllai i Fredi Kokoneshit ka ushtruar dhunë ndaj tij pas akuzave që Mane ka bërë ndaj Kokoneshit.

Ish-sekretari i PS Berti Mane tha: ‘’Fredi Kokoneshi është i kërkuar në Itali për prostitucion si dhe ka shpërdoruar detyrën disa herë si kryetar Bashkie i Divjakës. Ky rast është i përsëritur dhe unë kam denoncuar disa herë në polici’’.

Ndërkohë qëndrim për rastin në fjalë ka mbajtur edhe Murrizi i cili ka thënë që ky nuk është rasti i parë duke u hapur derën të gjithë ayre që dhunohen apo ndihen se kërcenohen ti denoncojnë rastet dhe PD do të jetë në krah të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura