Denoncimi i deputetit të PD: Alvio 6 vjeçar do shpëtonte nëse në spital do të kishte oksigjen

Aug 14, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, me anë të një postimi në Facebook, ka treguar një histori që i ka ndodhur sot teksa ka shkuar për ngushëllim në familjen e Roland Bazhurit.

“Alvio 6 vjeçare, nje engjell qe mund te kishte qene duke luajtur me shoket e tij, edhe sot, po te kishte patur nje bombul oksigjeni spitali i Divjakes. Pas aksidentit, me thote Landi babai i te ndjerit ALVIO , e gjeta djalin ne spital me puls dhe ishte ende gjalle. Nje pseudo ambulance pa mjek por me nje infermier u nisen per ne spitalin e Lushnjes, por pa oksigjen me vete sepse bombula ishte bosh”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

murrizi

Postimi i plotë

NJE SKANDAL NE TE ASHTUQUAJTURIM SPITALI I BASHKISE DIVJAKE.

Sot isha per ngushellim ne familjen e Roland Bazhurit.

Babai fatkeq qe humbi djalin e tij 6 vjeçare diten e shtune me date 11 gusht 2018 i aksidentuar nga nje shofere me mbiemer Matarangasi.

Alvio 6 vjeçare, nje engjell qe mund te kishte qene duke luajtur me shoket e tij, edhe sot, po te kishte patur nje bombul oksigjeni spitali i Divjakes.

Pas aksidentit, me thote Landi babai i te ndjerit ALVIO , e gjeta djalin ne spital me puls dhe ishte ende gjalle.

Nje pseudo ambulance pa mjek por me nje infermier u nisen per ne spitalin e Lushnjes, por pa oksigjen me vete sepse bombula ishte bosh.

Deri ne hyrje te qytetit Lushnje tek shinat e trenit thote babai i Alvios se ndjere, djali ishte gjalle.

Po te kish patur nje mjek ne ambulance dhe nje bombel oksigjeni, ALVION do ta kisha sot te gjalle thote mes lotesh shoku im Landi ( babai i Alvios).

“Spitali” i Divjakes i inaguruar me shume buje 2-3 here nga lloj kllouni qeveritare, ka 36 punonjes qe marin rrogen por asnje mjek specialist.

Paisjet si EKO, EGAGE, DEFIBRATORE etj jane thjeshte relike dhe suvenire per kamerat qe vijne kur vjen i madhi, por prej 2 vitesh nuk i ka kapur askush me dore.

Aty nuk ka asnje mjek qe te jete SPECIALIST, por vetem personel militant socialist.

Sot kam dorezuar ne prokurorine e Lushnjes edhe kasetat filmike te kamerave te nje hoteli me thote, qe kane filmuar aksidentin.

Policia dhe prokuroria me thote Landi mes loteve po perpiqen ta mbyllin duke shpallur “ fajtore” ALVION e pafajshem.

Makina ka qene shume shpejt dhe djali ka fluturuar disa metra ne ajer nga goditja, pastaj ka ndaluar makina.

Frenimi ka qene mbi 25 metra thote Landi, dhe djalin e goditur e ka derguar ne spital bashkeshorti i shoferes i cili ishte mbrapa saj me makine tjeter duke ikur per ne plazhin e divjakes.

Mes hidherimir te pa mase per humbjen e Alvios 6 vjeçare ,eshte i rrevoltuar e i hidheruar edhe me qendrimin e policise dhe orvatjet e hajduteve te prokurorise per te mbyllur çeshtjen.

Ky do te ishte nje krim per se dyti thote.

Lamtumire ALVIO dhe shpirti yt engjell u prehte ne parajse.

Edhe njehere ngushellime PRINDERVE dhe te gjithe familjes se Alvio Bazhurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura