Denoncim i Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19/ Flet Pëllumb Pipero: Mund të ketë një keqkuptim, ka raste kur…

Nov 20, 2020 | 14:07
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të bëra dje nga kreu i PD Basha që akuzoi qeverinë për fshehjen e numrit real të vdekjeve në Infektiv, mjeku i njohur Infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur në lidhje me çështjen.

Pipero tha në “News 24” se deklarata e doktoreshë Najada Çomos nuk lë vend për aludime pasi kartelat mund të hetohen, por shtoi se ka vend për një keqkuptim pasi asnjë rast që s’është konfirmuar nga tamponi nuk mund të konsiderohet Covid.

pipero

“Deklarata e doktoreshë Najadës nuk lë vend për të aluduar për gjëra të tjera. Sapo e tha aty janë kartelat mund të hetohen. Kartela përmban gjithçka që lidhet me historikun e sëmundjes së pacienteve, sëmundjeve bashkëshoqëruese, trajtimet në spitale dhe shkakun e humbjes së jetës. Çdo kartelë e mikrostafit tonë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjet aktuale dhe bashkëshoqëruese”, tha Pipero.

“Ku mund të ketë një keqkuptim? Ka raste për pacientë që për shumë arsye klinikisht shkon në Covid. Nga ana laboratorike shkon si Covid, por është bërë tamponi dhe kanë dalë negativ. Prandaj themi bëhen 3-4 tampona. Unë profesori, unë Pipero s’kam të drejtë t’i them Covid asnjë rasti që s’është konfirmuar nga tamponi. Kjo është bashkëdakordësimi mbarëbotëror sa i takon konfirmimit të diagnozës. Nëse ka diskordancë kjo vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot. Në të gjitha rastet thuhet: Pacienti erdhi me ‘supect Covid’. Nëse nuk ka ardhur me tampon diagnoza shkruhet gjendje virale, etj. Vjen tamponi shënohet Covid. Kur vjen puna për të shkaktuar shkakun e vdekjes është arresti kardiak apo respirator”, vijoi mjeku infeksionist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura