“Delir madhështie, ka vetëm babai yt”- Bardhi i përgjigjet Spiropalit: S’shëtisim ne si gjysma e qeverisë tuaj, çdo ditë ngelët në dyert e SPAK! Ora drejtësisë do të vijë për ju

Apr 18, 2024 | 10:57
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të Opozitës, Gazment Bardhi iu është përgjigjur Elisa Spiropalit, e cila i kërkoi që të jepnin opinionin e tyre lidhur me akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK, teksa u shpreh se “janë në një delir madhështie”.

“Delir madhështie, ka vetëm babai yt”, u shpreh Bardhi, i cili thumboi mazhorancën teksa u shpreh se “s’shëtisim ne si gjysma e qeverisë tuaj, çdo ditë ngelët në dyert e SPAK”, duke shtuar se “ora drejtësisë do të vijë për ju”.

Gazment Bardhi: “E kuptoj që nuk keni guxim as t’i përmendni emrin Olsi Ramës, por bëtë një gabim akoma më të rëndë sepse ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant siç do të duhet ta kishte shpallur Prokuroria, nëse do ti kishte vijuar hetimet.

Babai jot Elisa, i të gjitha drejtimeve, Edi Rama, kur goditet opozita nga SPAK del e bërtet  fitore, ndërsa kur i cenohen oligarkët del me gishtin lart dhe i drejtohet SPAK që kush jeni ju që sekuestroni projektin mafioz të dy oligarkëve në portin e Limionit.

Ne nuk kemi asnjë hall, hall jeni ju. Ne nuk shëtisim çdo ditë siç shëtis gjysma e qeverisë tuaj, hyn njëri ktrej e tjetrii andej, çdo ditë ngelët në dyert e SPAK. Ora e drejtësisë, edhe pse nuk ka trokitur ende sepse ka trokitur deri tek dera e katit të dytë tek drejtorët, do të ngjitet tek ministrat e Kryeministri, tek kryetarët e bashkisë, tek ish-ministrit. Dhe sa për dëlir madhështie asnjë prej atyre që përmende s’ka dëlir madhështie, por vetëm babai jot. Tha më marrin liderat botërorë çdo ditë në telefon, jam shumë i zënë, sepse më kërkojnë mendim për të zgjidhur hallet e mëdha që ka bota e mi kanë lënë në kurriz. Ka vetëm 1 hall, për atë që i ka bërë për 11 vite Shqipërisë.

Për interesa korruptive të një ish-ministri të Ramës grisët dhe hodhën në kosh një vendim të Kushtetueses duke zeruar një nga institucionet e drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura