Rama-Bashës: Kriminelët dolën në anën tuaj, hapët gropën, ratë brenda

May 21, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha se Rama, penguesi kryesor i dekriminalizimit është tani faqe të gjithëve si kumbari i kriminelëve, ka reaguar kryeministri i vendit.

rama-dhe-basha2

Në një postim të shkrurtër në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se kriminelët, nga sa rezultoi pas publikimit të formularëve të dekriminalizimit dolën në anën e opozitës.

Madje Rama ka ironizuar me Bashën, duke shkruar se “hapën gropën e ranë vetë brenda”.

“Shqupi vazhdon avazin nderkohe te denuarit na dolen ne anen e tij jo ne anen tone! Hapen gropen e rane vete brenda #‎Shqupimakineribalte‬”- shkruan Rama. 

Më herët, Basha nga selia blu i numëroi Ramës së paku tre të zgjedhur të tijët që ‘spikatën’ në formularin e vetëdeklarimit, Bushi, Roshi, Bardhi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura