Dekorohet infermierja që shpëtoi jetën e fëmijës 6 muajsh, rrëfimi i saj të rrëqeth mishin!

Mar 8, 2018 | 20:47
SHPËRNDAJE

BULQIZË-ALBI LALA/ Rrënqethës është rrëfimi i infermieres Liridona Cani, banore e Ostrenit në rrethin e Bulqizës. Një ditë më parë ajo ka shpëtuar jetën e një fëmijë gjashtë muajsh në fshatin Okshtun.

“Dita për mua nis në orën pesë të mëngjesit. Pa gdhirë ende dal nga shtëpia dhe nisem për në qëndrën shëndetësore ku jam emëruar. Punoj në një zonë të thellë malore dhe në dimër ma di shpirti farë heq”, thotë infermierja Cani. Për shkak të terrenit të thyer dhe borës së rëndë katër ditët e fundit ajo është “ngujuar” në qendrën shëndetësore.

2f389abf-7c95-4a39-8f32-a3cb143fd4ae

Lëvizja për në vendlindje ishte e pamundur. Rrruga ishte e pakalueshme dhe e papërballueshme për specialisten e shëndetësisë Bulqizë. Të mërkurën Liridona bashkë më një mësues cajnë borën dhe zbresin në fshatin e tyre.

“Kemi udhëtuar disa orë, shprehet ajo. Lutesha t’na vinte dikush në ndihmë por ishte e kotë. Kisha ngrirë totalisht. Dhe pse e robëtuar nga lodhja dhe i ftohti mendjen më rrinte të banorët e zonës. Mediat njoftonin për bllokimin e fshatrave të Gollobordës. I harrova vuajtjet për zbritjen në fshat dhe mendoja si do të ngjitesha të enjten lart, në male”, tregon Liridona Cani.

Mëngjesin e dy ditëve më parë ajo rinis udhëtimin drejt Ostrenit, bashkë me kolegun e saj. mësuesin që edhe ai punonte larg fshatit. Infermierja thotë se ajo ditë ishte më e ftohtë dhe më e vështirë se dita e mëparshme.

“Kushdo që na shihte teksa canim borën e madhe na etikentonte të cmendur. Askush nuk e mendonte se ne po shkonim në punë, atje larg. U lodhëm nga pyetjet që na bënin njerëzit: Ku shtoni, a jeni të marrë, kthehuni prapa, kujton Cani. Bënim sikur nuk dëgjonim, ecnim me cantat në shpinë. Ashtu si një ditë më parë këmbët u mpinë. Bora vazhdonte. Menduam se ishte e pamundur mbërritja në Ostren. Por ndërgjegja më “urdhëronte” udhëto deri në fund”, shprehet për “Panorama” Liridona Cani.

Teksa i afroheshin fshatit të thellë një borëpastruese ju vjen në ndihmë dhe i dërgon në vendin e punës. Por një tjetër sfidë e priste punonjësn e re të shëndetësisë. Pak pa mbërritur njoftohet se një famijë gjashtë muajsh ishte në rrezik për jetën. Telafonat punonin me vështirësi për shkak të terrenit.

Infermierja e fshatit Okshtun e njofton se një fëmijë i vëgël është keq dhe se duhej transportuar patjetër. “Fëmija, thotë Liridona, kishte temperaturë të lartë, kollë, të vjella dhe të qarat e tij dëgjoheshin edhe nga celulari i koleges. Shpirti më dhimbte kur e dëgjoja të rënkonte”. Ambulanca nuk mund të mbërrinte në fshatin Okshtun.

Trashësia e borës ishte mbi një metër. Infermierja njofton eprorër se udhëtimi ishte gati i pamundur. Drejtori i Shndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta gjen një zgjidhje. U kërkon ndihmë forcave zjarrfikëse të Peshkopisë. Ato kishin dhe një mjet që mund të lëvizte në botë. Acari dhe akulli e vështirësonin më shumë udhëtimin drejt fshatit ku fëmija rënkonte. Forca të emergjencave civile bashkohen me infermieren Liridona Cani dhe pas disa orësh mbërrijnë në Okshtun.

”Marrim fëmijën e sëmurë, vijon Cani dhe me ndihmën e punonjësve të emergjencave civile Peshkopi transportojmë fëmjën e sëmurë dhe nënën e tij, e cila ishte kolegja jonë”. Mes vështirësive të shumta, pas disa orësh udhëtim, fëmija dërgohet në spitalin rajonal Peshkopi. “Shëptuam një jetë njeriu dhe nuk ndjej tashmë lodhje. Kjo ishte dita më e bukur për mua”, përfundon Liridona Cani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura