Deklaratat e Kancelarit gjerman në konferencën me Ramën, Berisha: Përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale

Apr 12, 2022 | 11:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në raport me Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se qëndrimi i Kancelarit në konferencën me Ramën ishte “refuzim i prere te Ballkanit te Hapur, Aleances trilaterale Beograd- Tirane -Shkup te Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe ne rajon”.

Për Berishën, këto deklarata janë “përgjigja me e merituar ndaj projekteve aventureske te serbomadhise te presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave te tij vasale Rama-Zaev ne Tirane dhe Shkup”.

Postimi i plotë nga Sali Berisha

Nje qendrim ne interes te shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit!

Te dashur miq, dje ne nje konference shtypi me Edi Ramen Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz shprehu:

1-mbeshtetjen e vendit te tij per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe integrimin e saj ne BE.

2- Mbeshtetjen e procesit te Berlinit dhe tregut te perbashket rajonal ne kuader te ketij procesi.

3- Refuzimin e prere te Ballkanit te Hapur, Aleances trilaterale Beograd- Tirane -Shkup te Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe ne rajon.

Miq, ju ftoj te pershendetim keto qendrime si interesi me i mire i shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit ne rajon dhe pergjigja me e merituar ndaj projekteve aventureske te serbomadhise te presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave te tij vasale Rama-Zaev ne Tirane dhe Shkup. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura