Akuzat për kreun e SPAK, reagon BE: Sulmet nuk kanë vend në demokraci, mbështesim luftën kundër korrupsionit

Apr 17, 2024 | 16:09
SHPËRNDAJE

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të Ilir Metës për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been r

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, BE thotë se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci.

Në deklarata thuhet se Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve të cilët janë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura