Deklaratat e Gledis Nanos për dekonspirimin e operacioneve, Arben Kraja: Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK, diçka nuk ka shkuar mirë…

Sep 12, 2022 | 21:10
SHPËRNDAJE

Kreu i SPAK Arben Kraja ka komentuar për herë të parë deklaratat e ish-kryepolicit Gledis Nano në lidhje me dekonspirimin e operacioneve të policisë.

Nano-Kraja-770x432

Kraja u shpreh në RTSH se masat e vendosura gjatë operacionit “Plumbi i Artë” nuk u realizuan të gjitha pasi diçka nuk ka shkuar mirë.

Megjithatë ai përjashtoi mundësinë që të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana e SPAK.

“Masa nuk u realizuan të gjitha për t’u kapur. Diçka nuk ka shkuar mirë. Forcat e policisë nuk kanë arritur t’i gjejnë një pjesë të tyre.

Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Jam shumë i sigurt për këtë. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka një problematikë. Por nga pikëpamja e procesit. Për ne nuk ka asnjë problem. Çështja vazhdon”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura