Deklaratat e Berishës për zgjedhjen e Presidentit të ri/ Alibeaj: Qëndrimet personale të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD, kurrëfarë lidhje me…

Apr 2, 2022 | 14:44
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha nga Shkodra sot për çështjen e kandidaturës për President të Republikës. (lexo me shume ketu)

alibeaj

Në një postim në rrjetet sociale në faqen e PD, thuhet se “grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës”.

Kreu i grupit parlamentar, Alibeaj i pergjigjet Berishes dhe i cileson deklaratat e tij si “qendrime personale, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD”.

“Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar”, thekson Alibeaj.

Reagimi nga Partia Demokratike e Shqipërisë:

Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.

PD ne fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura