Dëborë në Vermosh dhe Theth, ARRSH informacion për gjendjen e rrugëve: Ja ku është devijuar qarkullimi

Nov 21, 2022 | 9:20
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rrugëve në vend, për shkak të motit të keq.

ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Ndërkohë në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

“Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura