Debatet në grupin e PS/ Do përjashtohet Blushi nga partia? Ja si përgjigjet Balla

Mar 7, 2016 | 16:08
SHPËRNDAJE

Balla-dhe-Blushi_1

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të deputetit Ben Blushi, pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist.

Balla tha se brenda në mbledhjen e sotme ka pasur debat me tone të nxehta mes deputetëve dhe Blushit. Ky i fundit thotë se PS është e mbushur me kriminelë, por kur iu kërkuan emrat, Balla tha se Blushi nuk ka veçuar emra konkretë, madje Balla shkoi edhe më tej kur tha se Blushi vetë e ka pranuar se në grupin parlamentar të PS nuk ka të tillë.

Edhe pse më herët, po nga selia rozë, Blushi pasi doli nga mbledhja tha për gazetarët se përderisa PS e ka votuar ligjin për dekriminalizimin, ka pranuar se në gjirin e vet ka persona me predecentë penalë.

Duke risjellë në vëmendje incidentin e ndodhur në takimin e strukturave të PS në Elbasan, Balla tha se ishte Blushi ai që fyeu sallën ku bëhej takimi, teksa nënvizoi se ky qëndrim i deputetit më kritik, Blushi, vjen si pasojë e dëshirës për të bërë karrierë në politikë.

“Ajo që mori më shumë vëmendje dhe diskutim ishte shqetësimi i shumë anëtarëve lidhur me disa deklarata të përditshme nga Ben Blushi për gjoja kriminelë në grupin parlamentar të PS. Iu kërkua në mënyrë të përsëritur meqe këtë e thotë përditë, kush janë këta deputetë të cilët sipas zotit Blushi qenkan me precedentë penalë, s’pati asnjë emër madje u shreh që në këtë grup s’ka të tillë.


Balla per deklaratat e Blushit by gazeta-panorama

Gjithë kjo sintoni mes shqupit dhe Blushit është për të ardhur keq, por doja të thoja ajo që pretendohet si incidentin në Elbasan mua më vjen keq që për një koleg timin ka një sallë që s’do ta dëgjojë.

Por për ne ofiqarët e PS duhet të kuptojmë që s’duhet t’i fyejmë sallat nga të cilat zgjidhemi dhe jemi, duhet të zgjedhim mirë mes halleve që kanë dhe dëshirës për të zënë një karrige. Jemi këtu për të zgjidhur problemet e tyre e aspak për të zënë një karrige të rradhës në rrugën e karrierë që duhet të ndjekim.

PS është një aprti shumë demokratike, kur kolegët kërkuan që kjo çështje të diskutohet në respekt të rregullave u bë më së miri dhe do vazhdojë edhe në asamblenë e PS të Elbasanit.

Pyetje: Sulmi sipas Blushit ka nisur që këtu dhe ka kërkuar distancim nga grupi parlamentar.

Balla: S’dëgjova asnjë lloj argumenti në sallën e grupit parlamentar lidhur më këto arsyetime, në Elbasan kishte një takim të programuar, si kudo në Shqipëri ku kishte një program të paracaktuar dhe ishte fokusuar tek anëtarësimet e reja në PS, …e megjithatë, edhe pse u informuam 30 min më para se nje deputet kisthe dëshirë te fliste, secili prej nesh duhet të ruajë qetësine kur flet para një salle para se ta fillojë me fyerje, duhet ta nisë me përshëndetje.

Pyetje: Ka pasur ofendime në mbledhjen e grupit? Ben Blushi nuk e mohoi?

Balla: E thashë që një deptuet i caktuar që sapo merr fjalën e fillon edhe me fyerje sigurisht që është përgjegjësi e secilit prej neshm, konkluzioni ishte i qartë, unë nuk e mora fjalën se është pjesë e një analize pune të përditshme te Asamblesë së ps ne Elbasan.

Pyetje: Sa e denjë është të ketë mbledhje të PS me ofendime?

Balla: Sa i përket grupit ka disktuar me debate të nxehta për një fyerje që u është bërë nga nje deputet që ka hedhur baltë që grupi i partise është i mbushur me kriminelë, iu kerkua emra, tha emra s’kam, kjo ishte.

Pyetje: Si do jete fati i zotit Blushi?

Balla: Secili fatin e vet politik e ka në dorën e vet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura