Danimarka i jep hua Shqipërisë 30 respiratorë për trajtimin e pacientëve me Covid. Staf edhe për…

Sep 23, 2020 | 12:28
SHPËRNDAJE

Danimarka do t’i japë hua Shqipërisë 30 respiratorë, që do t’i vijnë në ndihmë pacientëve me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme daneze, e cila thotë se aktualisht këto respiratorë nuk janë të nevojshëm për shërbimin shëndetësor në Danimarkë.

respirator“Shqipëria merr 30 aparate për frymëmarrje nga Danimarka për përdorim në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në javën e 39. Vendimi për huazimin e Shqipërisë u mor nga forca e posaçme ndër-ministrore e themeluar për koordinimin e kontributeve civile në krizat shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Danimarkës.

Respiratorët i janë dhënë hua Shqipërisë për një vit me mundësi për ta zgjatur më shumë përdorimine tyre.

Po ashtu thuhet se një anëtar i sektorit shëndetësor danez do të dërgohet së bashku me respiratorët për të trajnuar shqiptarët se si t’i përdorin ato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura