Dalin rivalët/ A do mbetet Skënder Bruçaj në krye të Komunitetit Mysliman?

Feb 28, 2019 | 11:02
SHPËRNDAJE

Në 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar. Në jo pak raste ky proces është pasuar nga akuza mes radhëve të këtij komuniteti. Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë paraqitur dy kandidatë, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive në KMSH, Gëzim Abdishaku.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin. Bruçaj njihet për konfliktin që ka me Turqinë e cila e konsideron një përkrahës të linjës së klerikut Fetullah Gylen. Vetë Bruçaj nuk është shprehur qartë për këto akuza ndërsa deri tani ka ruajtur një linjë të moderuar në drejtimin e Komunitetit Mysliman.Skender-Brucaj-770x433

Mediat në Turqi kanë shkruar se vetë presidenti Erdogan është ankuar te kryeministri Rama për Bruçajn, madje duke mos pranuar të vijë në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. I pyetur nga VOA për këtë çështje, Bruçaj tha se “Shqipëria është vend laik dhe se qeveria është e ndarë nga feja”.Ylli-Gurra (1)

Bruçaj mbetet kundërshtar edhe i linjës radikale në këtë komunitet. Ai këmbënguli për vënien nën kontroll të të gjitha xhamive të hapura në të gjithë vendin dhe që nuk ishin në juridiksionin e KMSH-së. A do të mbetet ende Bruçaj në krye të KMSH-së? Duke parë kandidaturat nuk pritet ndonjë surprizë, pasi ata vijnë nga radhët drejtuese të këtij institucioni, por asgjë nuk përjashtohet. /Lapsi.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura