Curri, në orbitën e Partizanit

Jul 8, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Dueli mes trajnerëve të Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës mund të shtrihet edhe në rang klubesh për sa u përket përforcimeve në merkaton e verës.

Flitet se Debatik Curri ndodhet mes ofertave të dy klubeve. Pra, dueli i ri mes Starovës dhe Duros zhvendoset se kush do ta bëjë të tijin mbrojtësin e Kombëtares.

Trajneri Starova ka deklaruar se merkatoja verore do të shtrihet me dy faza, për Europë dhe për sezonin e ri. Përpos përgatitjeve për ndeshjen e kthimit me Stromsgodset, Partizani po vijon punën edhe në merkato, ku po bisedohet me disa lojtarë. Zërat e fundit bëjnë me dije se Debatik Curri ka hyrë në planet e drejtuesve të kuq. Mbase gabimet që u panë në ndeshjen e parë në Dramen e kanë bërë edhe imediate përforcimin e repartit difensiv. Në sezonin e fundit, qendërmbrojtësi kosovar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura