Çudia shqiptare/ Topi në oborr, punëtori bie nga tre metra lartësi (Foto)

Apr 4, 2016 | 17:08
SHPËRNDAJE

Nëse në kampionatet e tjera nëpër botë komentet dhe diskutimet vërtiten rreth asaj që ndodh në fushën e blertë, në Shqipëri, shpeshherë ka dy ndeshje, një që luhet brenda kuadratit dhe një tjetër jashtë tij.

Untitled-1Çuditë shqiptare në futboll janë aq të shumta sa do të ishte e vështirë të përmblidheshin në vetëm një libër. Pas ngjarjes së tri javëve më parë në Skrapar gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë,

Skrapari- Orikumi, ku portieri i dytë i vendësve dhe njëkohësisht punëtor fushe u detyrua të hynte në lumë për të kapur topin, të shtunën ka qenë radha e një tjetër çudie. Kësaj here në Kategorinë e Parë gjatë sfidës Iliria-Besëlidhja.

Por pasojat në këtë rast janë më të rënda, pasi punëtori i fushës bie nga muri dhe përfundon me frakturë të rëndë në këmbë, në tentativë për të marrë topin që kishte përfunduar në shtëpinë ngjitur stadiumit ku po luhej ndeshja. Një nga ato histori të rralla, komike dhe dramatike njëkohësisht.

Untitled-2Ngjarja

Afërsia e stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës me banesat e lagjes bën që gjatë zhvillimit të ndeshjeve, shumë topa të përfundojnë në oborret e shtëpive aty pranë.

Dhe rasti më i fundit ishte ai i minutës së 85-të në sfidën e së shtunës, Iliria-Besëlidhja(0-0), ku topi përfundon në oborrin e një shtëpie aty pranë.

Personi i ngarkuar nga klubi vendës për raste të tilla, Qamil Sala, vrapon drejt gardhit rrethues të stadiumit, rreth tre metra i lartë, për të shkuar drejt banesës që të marrë topin në oborr.

Në tentativë për të kapërcyer rrethimin e jashtëm të stadiumit, punëtori rrëshqet duke rënë në tokë dhe mbetet aty i shtrirë. Në këtë moment ndërhyn menjëherë mjeku i Ilirisë, Ali Balliu, që i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.

Punëtori Sala ka qëndruar aty derisa ka përfunduar takimi dhe më pas i është drejtuar qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës. Aty ka bërë një ekzaminim të hollësishëm ku, siç mësohet, ka pësuar frakturë të rëndë në kaviljen e këmbës së majtë. Një histori që ka përfunduar vetëm me krisjen e kaviljes, pasi mund të kishte shkuar edhe më keq.

Për sa i përket topit, ai është marrë nga një prej familjarëve të shtëpisë ku kishte rënë dhe u është dorëzuar skuadrave që kanë rifilluar normalisht lojën.

Punonjësi i klubit Iliria, Qamil Sala, kujdesej veçanërisht për mirëmbajtjen e tapetit të fushës. Deri përpara janarit, për mirëmbajtjen kujdeseshin dy persona, Sala së bashku me Shaban Dokun, i licencuar në Greqi.

Por që nga janari, klubi për të hapur një vend pune për drejtor teknik duke shkurtuar shpenzimet e klubit, vedosën të pushojnë Dokun nga puna. Tashmë, nëse dëmtimi i Salës do të kërkojë kohë, gjendja e tapetit mund të përkeqësohet.

SHKËLQIM HASANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura