Cristiano Ronaldo edhe 3 vite tek Reali, më pas në Ligën Amerikane

Mar 18, 2015 | 22:03
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo duket se ka vendosur mbi të ardhmen e tij: Do të jetë pjesë e ekipit amerikan MLS, pas skadimit të kontratës së tanishme me Real Madridin.

Cristiano Ronaldo

Lajmi jepet nga “Mundo Deportivo”, duke rikujtuar se 30-vjeçari portugez do të përfundojë kontratën që e lidh atë me Realin në qershor të vitit 2018, kur të jetë 33 vjeç.

Mesa duket Ronaldo në moshën 33-vjeçare ka vendosur të provojë ide të reja në ligën e futbollit amerikan, duke ndjekur kështu shembullin e lojtarëve të tjerë të mëdhenj (Kaka, Raul, David Villa) të cilët janë duke i dhënë fund karrierës së tyre në Ligën Amerikane, shkruan e përditshmja katalanase.

Sipas medias spanjolle, e sigurt është që tre herë fituesi i “Topit të Artë” do të kalojë oqeanin në vitin 2018, por shuma për të cilën do ta bëjë ende nuk dihet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura