COVID/ Vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit në vendin tonë, asnjë humbje jete! MSH: Mos neglizhoni vaksinimin

Nov 21, 2022 | 17:31
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një rast me COVID në vendin tonë nga 66 testime të kryera në total, konkretisht një qytetar në Pogradec.

infektivi-1024x536 (3)

Në njoftimin e bërë për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika ( 21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                1

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       66

Testime totale                   2,006,085

Raste pozitive                      332,143

Raste të shëruara                  328,363

Raste Aktive                             186

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    145

Gjirokastër                14

Fier                           6

Elbasan                   6

Vlorë                         4

Berat                           3

Durrës                     3

Lezhë.                     3

Shkodër                 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura