‘Çmenduri’ në Rrugën e Kombit, policia ndalon shoferin me shpejtësi 205 km/orë. Apel drejtuesve të automjeteve: Mos shpejtoni të arrini detin duke rrezikuar jetën

Jul 15, 2023 | 9:37
SHPËRNDAJE

Policia ka ndaluar një drejtues automjeti në Rrugën e Kombit i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 205 km/orë.

afd3a66b-c4b9-429c-940a-a7e94daa6650

Në momentin e ndalimit shoferi i automjetit “Audi A8” është ndëshkuar me 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese.

Në dy javët e para të muajit korrik janë ndëshkuar 144 drejtues automjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë.

Policia i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të mos lëvizin me shpejtësi duke rrezikuar jetën dhe shëndetin.

Njoftimi i policisë

Mos shpejtoni të arrini detin, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin!

Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8”.

Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre:

-135 shtetas kosovarë u ndëshkuan me masë administrative sa dyfishi i masës administrative që parashikon Kodi Rrugor;

-9 shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.

Në fundjavë, në çdo aks ka radarë.

Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret.

Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik!

Hiq celularin nga dora!

Shto vigjilencën!

Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës.

ea4d8245-bfc0-44c8-b33d-5b16a09dd4cc 9963908f-51bd-46f4-b244-9111775f15b0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura