“Ç’më keni çarë …”, autori i masakrës së Selenicës flet për komentet në FB, teksa e kërkonte policia

Aug 11, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka qene per kedo befasues dhe i papritur reagimi Live ne FB, i Ritvan Zykajt, 24 vjecarit qe vrau 8 kusherinjte e tij dhe u arratis pas krimit, nderkohe qe policia kishte rrethuar fshatin dhe ende nuk e kishte arrestuar.

Paraditen e sotme, pasi u vu ne pranga dhe dha deshmine e para ne polici, ai eshte pyetur edhe per komentet qe ka bere nga faqja e tij ne Facebook.

Ai mohon te kete qene autori i atyre postimeve dhe pergjigjeve qe jane shfaqur si reagim pas komenteteve te njerezve, qe shkruanin se ai duhej te varej dhe se nuk meritonte me te jetonte.

“Nuk e kam idene, nuk i kam bere une ato komente”- ka thene ai ne Polici, raporton gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia.

Postimi ne FB

Në një postim të paprecedentë pas krimit, te një fotografie të tijën postuar më 6 Gusht, Zykaj i përgjigjet me një fjalor banal komentuesve në Facebook që dënojnë veprimin e tij.

“Cme keni car kr”, shkruan në koment i riu, që është në kërkim policor si autor i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulajt.

vani

‘Gjuetia’ për kapjen e autorin, ku dyshohet se fshihet

Mbi 100 punonjës policie kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga autorin e dyshyar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

24-vjeçari favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari.

Ndërkohë, ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura