Cipras flet para deputetëve të PE: BE të respektojë zgjedhjen e popullit grek. Duam t’u rikthehemi negociatave

Jul 8, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE

“Vota “Jo” në referendumin e së dielës, nuk ishte vote kundër Europës, por një mesazh për ngritjen e një respekti të plotë mes BE-së dhe Greqisë”. Keshtu ka thënë në fjalën e tij para Parlamentit Europian, kryeministri i Greqise, Aleksis Cipras.

Kryeministri grek Cipras

Ai ka theksuar se “Referendumi nuk ishte kundër BE-së, nuk ishte kundër bisedimeve, por ishte një mesazh i qartë dhe i sinqertë se në bisedimet tona duhet të ekzistojë respekti i plotë”.

Cipras ka thene me tej se “BE duhet të respektojë zgjedhjen demokratike që ka bërë populli grek. Ne duam t’u rikthehemi negociatave për këtë”. 

Cipras deklaroi se situata ka qene shume e veshtire. “Situata në Greqi nuk ësjhtë pasoje e 5 muajve të qeverisjes sime, por e gjithë viteve të fundit, në të cilat ndihmat nuk kanë qene efikase. Ne asnjë vend ashpërsia e masave nuk ka qenë kaq e gjatë. Vendi im u transformua në një laborator eksperimental dhe eksperimenti dështoi. Paratë e ndihmës nuk shkuan kurrë te qytetarët, por vetëm në banka”- tha ai.    

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk kërkoi me urgjencë gjetjen e një marrëveshjeje mes Eurogrupit dhe Greqisë sa i përket borxhit të Athinës. 

“Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të vijë fundi i bisedimeve dhe pasojat dihen. Të gjithë dalin humbës nëse s’ka një marrëveshje. Pasoja do të ketë edhe mbi BE-në, por pjesa më e rëndë e tyre do të bjerë mbi Greqinë, ndaj është me rëndësi një marrëveshje urgjente”, deklaroi Tusk.

***

Guy Verhofstadt, anëtar i Europgrupit në Parlamentin Europian i është drejtuar kryeministrit grek me një fjalim të ashpër.

Ai theksoi se ndonëse flitet për reforma, sipas tij Tsipras nuk po prezanton asgjë konkrete.

“Jam shumë i nxehur me Greqinë. Do doja të vija në Greqi e të shihja situatën nga afër. Sistemi në Greqi duhet të transformohet. Ju duhet të hiqni dorë nga disa gjera. Greqia duhet të paguajë atë që ka borxh”, tha ai.

Fjalimi i tij u shoqërua me shumë duartrokitje në sallën e Parlamentit, ndërsa kamerat fokusonin qëndrimin e kryeministrit grek, i cili bënte gjeste të nervoze në fytyrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura