Cili është ndikimi i Rusisë, Turqisë e Kinës në Ballkan? Bushati: Ne shihemi si…

Feb 23, 2018 | 16:23
SHPËRNDAJE

Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen më Bashkimin Evropian brenda një dekade.

Kështu shprehet Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë për Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

ditmir-bushati1

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë: “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë, tha ai, por theksoi se nuk kishte alternativë tjetër veçse atë të anëtarësimit në BE. Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Reuters i kushton një vëmendje takimit mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me kancelaren Angela Merkel, ku kjo e fundit premton se do të përpiqet të përshpejtojë procesin, ndonjëherë të ngadalshëm, të zhbllokimit të fondeve të BE-së të destinuara për Ballkanin.

“Ne evropianët nganjëherë kemi nevojë për shumë kohë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një çështje se sa, por sa kohë duhet”, tha Merkel, duke vënë në dukje procedurat e gjata të planifikimit të projekteve të tilla si ndërtimi i autostradës, që mund të shqetësojë vendasit.(TemA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura