Cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të Evropës, por po “ngroh” stolin në Madrid, Sociedat “peshkon” yllin turk të Realit

Apr 16, 2024 | 9:54
SHPËRNDAJE

Real Sociedat është gjithmonë e më i vetëdijshëm për lëvizjet që Real Madridi në lidhje me largimet në merkato.

Gyler

Pasi disa sezoni më parë transferoi Odegaard dhe më vonë talentin Kubo, Sociedat tani po “peshkon” për një tjetër talent të “galaktikëve”.

Këtë  herë ata po shohin mundësinë e transferimit të Arda Guler, talenti turk i cili mbërriti në “Bernabeu” gjatë merkatos së verës së kaluar, por që nuk ka arritur deri më tani të bindë Ancelottin, edhe për shkak të dëmtimit që e la për disa muaj jashtë fushave.

Duket se në fund të këtij sezoni, Raeli mund të pranojë ta huazojë turkun që t’i japë mundësinë të luaj rregullisht edhe në kompeticionet evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura