Çifti i parë i Për’Puthen flasin për fejesën, ja kë nuk do të ftonin nga emisioni

Jan 17, 2022 | 19:59
SHPËRNDAJE

Çifti i parë i deklaruar i emisionit Për’Puthen, Alvisa Qarri dhe Bashkim Saiti me sa duket po vjazhdojnë ta jetojnë marrëdhënien e tyre tashmë jashtë kamerave.

Ata kanë qenë të ftuar së fundmi në një intervistë ku kanë folur për marrëdhënien e tyre dhe planet për të ardhmen.

alvisa-bashkim

Ata treguan se po e njohin më mirë njëri-tjetrin dhe për sa i përket eksperiencës tyre në Për’Puthen treguan se ka qenë sa e bukur aq edhe e vështirë.

Gazetari Ervin Kurti i pyeti se nëse do të fejoheshin pas disa javësh kush është përsonazhi që nuk do të ftonin.

Për çiftin u përgjigj Bashkimi i cili tha menjëherë emrin e opinionisit zyrtar të emisionit, Arian Konomi. Gjithashtu bëri përshtypje fakti se asnjëri nuk e mohoi apo kundërstoi planin për fejesë, madje ata e morën me të qeshur.

“Nëse e zëmë se ju do fejoheni zyrtarisht pas disa javësh nga Për’puthen kë nuk do ftonit”- i pyeti gazetari.

“Opinionistin e nderuar Arjan Konomi”– u përgjigj ish-konkurrenti.

Kujtojmë se Arjan Konomi nuk e ka besuar lidhjen e tyre madje edhe puntatën e fundit ky dyshja deklaruan se do të dali çift , ai e komentoi çiftin duke cilësuar se Alvisa është një vajzë e zgjuar dhe se do të donte të shkruante një libër për jetën e saj. Nga ana tjetër ka ironizuar Bahkimin duke shprehur se djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, por ai doli me fat.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua. E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap.  Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se nuk do zgjasin shumë. Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush.

Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde. Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat”,- tha Arjani.

Nga ana tjetër Alvisa në një puntatë të Prime u shpreh se “i vinte keq për faktin se disa njerëz kanë filluar ta shesin veten e tyre për një drekë.”

arjan-konomi-alvisa-bashkimbashkimi-alvisabashkim saiti, alvisa qarri (7)alvisa-bashkim-kissbashkim saiti, alvisa qarri (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura