Çifti i njohur i telenovelave turke janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë

Jun 22, 2022 | 9:26
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Çifti i famshëm i telenovelave, pas tre vitesh priten të bëhen prindër të një fëmije tjetër. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat turke, sipas të cilave Evcen është shtatëzanë. Ndonëse vetë aktorët e njohur nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare, media vendase “Gazete Magazin” raporton se Fahriye është në tremujorin e parë të pritjes së ëmbël.

Ju kujtojmë që Burak Özçivit është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Aktori është ndër të preferuarit në vendin tonë me rolet si Kemal në “Dashuri e pafund” apo aktualisht si Osman, në serialin e ndjekur me të njejtin emër. Çifti turk janë njohur me njëri tjetrin në xhirimet e serialit “Çalikuşu” ku dyshja ishin protagonist.

67 Top Calikusu ideas | turkish actors, celebrities, burak ozcivit

Gjatë kësaj periudhe Burak dhe Fahriye u dashuruan me njëri tjetrin dhe në vitin 2017 u martuan. Dy vite më vonë, ato janë bërë prindër për herë të parë të një djali, i cili quhet Karan.

Fahriye Evcen paylaşımıyla duygulandırdı - Bursada Bugün - Bursa bursa haber bursa haberi bursa haberleri Bursa

© Panorama.al

Te lidhura