Çfarë do ndodhë në vjeshtë me drejtuesit e arsimit? Historia e mësuesit që intrigoi Ramën

Jul 31, 2018 | 12:04
SHPËRNDAJE

Në takimin javor të koalicionit me qytetarët e zakonshëm, me dëshmitë e qytetarëve që kanë përdorur Plaftformën e Bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama shfrytezoi rastin e nje mesuesi nga Pogradeci i cili kishte shprehur kritikat per drejtoren e shkolles dhe rrezikonte vendin e punes, per te bere me dije se ne vjeshte do te nise puna për realizmin e projektit që është gati të shkollës së drejtorëve të arsimit.

rama

“E gjitha nisi tek një mesazh që kam marrë në një nga takimet e fushatës së llogaridhënies, me djalin e një mësuesi që më shprehu shqetësimin e madh për faktin se i ati kishte mbbajtur një qëndrim objektiv e kritik ndaj drejtores së shkollës e rrezikonte të humbiste vendin e punës për shkak të reagimit të drejtores së shkollës e më pas i kërkova djalit që të më cojë të argumentuar të gjithën dhe kontaktet dhe ti drejtohet platformës,. Ishte rasti edhe për mua të shoh me cfarë efikasiteti u zhvillua.

Në vjeshtë ne do fillojmë punën për realizmin e projektit që është gati të shkollës së drejtorëve të arsimit dhe është e domosdoshme të kemi zërin e mësuesve në vijimësi, sot fëmijët dhe prindërit e mësuesit janë të cliruar nga një barrë shumevjecare e mbingarkesës së ditës së mësimit. I mirëkuptoj të gjithë ata që ankohen shajnë e mallkojnë e dëshpërohen se ndeshen me njerëz të padenjë që përfaqësojnë shtetin por nuk mirëkuptoj askënd që nuk ngre zërin ndërkohë që i është dhënë mundësia, vetëm 3 minuta, duke e drejtuar drejtpërdrejt ankesën ne platfirme. Sot në mbledhjen e qeverisë, u diskutua si po ecën koalicioni ynë, dhe cilat janë të dhënat e javës nga platforma, sa përgjigje ka sa masa ndëshkimore ka, aty përgjigjet cdo ministër, s’është një histori që ngelet nëpër korridore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura