Cekja i “DWM”: Përplasjet me Bert Aliajn janë pjesë e lojës

Oct 13, 2015 | 14:53
SHPËRNDAJE

IMG_1138
Aktori i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, është një nga zgjedhjet më të veçanta të spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Aktori merr pjesë në këtë garë me partneren e tij Markela Dede, një aktore e re që u afirmua në spektaklin e humorit “Al Pazar” të Agron Llakajt. E përveç shkëmbimit të batutave mes tyre në çift, dy humoristët kanë një komunikim gjithë ngacmime e ironi me anëtarin e jurisë, Robert Aliaj. Shpesh ai e ngacmon Ceken, duke shprehur habinë e tij se çfarë bën ai ende në skenë, kur s’ka asnjë lidhje me kërcimin.

Ndërsa Cekja ia kthen: “Po ti s’ke punë tjetër që rri aty në panel, dhe sa kohë do të jesh aty?!”. Duket ndonjëherë se ka dhe hatërmbetje tek aktori, ndaj e kemi pyetur për të mësuar më shumë për prapaskenat e këtij komunikimi televiziv. Pyetjes se si po e përjeton përballjen me Bertin të hënave, ai i përgjigjet: “Shumë mirë, është pjesë e lojës”. Për Ceken ky spektakël është një rikthim në ekran pas shumë vitesh mungesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura