Byroja nuk do votohet nga opozita, Basha: Rama, kampion i hileve

Feb 11, 2016 | 9:29
SHPËRNDAJE

Në Parlament sot, ligji për Byronë e Hetimit nuk do të votohet nga opozita.

Këtë e ka paralajmëruar kreu i PD Lulzim Basha i cili tha se varianti i miratuar në mbledhjen e qeverisë është në kundërshtim me atë që është dakortësuar në fillim edhe opozita.

rama-dhe-basha2

“Byroja e Hetimit, nuk është varianti që dhamë dakortësi. Varianti që s’merr parasysh komisionin e Venecias, është një provokim, apo truk për t’i hedhur hi syve shqitparëve, dhe nuk do votohet. Të votojmë draftin e dakortësuar, nëse jo, le ta marrë vesh cdo shqiptar se kush është kampion i hileve dhe trukeve, por këto nuk i ecin as me opozitën, as me Bashën, as me ndërkombëtarët”,- tha Basha.

Pika që opozita nuk është dakort me këtë draft është që kjo strukturë të jetë në autoritetin e prokurorisë sic parashikon Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias, por qeveria e ka vënë në varësinë e Policisë së Shtetit.


Basha byroja e hetimit by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura