“Buzëqesh” Edi Martini, Teutës i rikthehen tre titullarët për sfidën e kampionatit ndaj Partizanit

Mar 15, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Ndaj Kastriotit, Teuta duket se vuajti edhe mungesën e përvojës së tre futbollistëve që ishin të pezulluar për këtë takim.

teuta

Kapiteni Arapi, mbrojtësi Todorovski dhe mesfushori Aleksi ishin të pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë, masë të cilën e shlyen ndaj krutanëve.

Kështu që, kjo treshe do të jetë e gatshme për trajnerin Martini jo vetëm për ndeshjen e Kupës me Kukësin, por edhe për sfidën e javës së 25-të të kampionatit me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura