Bushati: Dako gënjeu, përgjimi i ri tregon se ka afirmimet mes tij dhe Avdylajve. Shkullaku: I gjithë Durrësi e di që…

Nov 1, 2018 | 21:27
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ku u publikua një përgjim i ri i Vangjush Dakos me Altin Avdylin, u shpreh se ky përgjim rrëzon alibinë e Vangjush Dakos se ai nuk ka ndonjë afrimitet me anëtarët e bandës së Shijakut dhe se ja hap të gjithë qytetarëve telefonin.

bushati

Bushati tha se përgjimi i ri, sëbashku me dy përgjimet e publikuara javën e shkuar nga “Të Paekspozuarit”, tregojnë se Dako ka gënjyer në daljen e tij në televizion.

“Biseda e parë është, ‘na duhen ca lek se janë zgjedhjet’. Biseda e dytë është, ‘doja ta falenderoja se mbaruan zgjedhjet’.

“Pasi dalin bisedat, del Dako në Opinion dhe thotë, unë me zgjedhësit flas. Jemi në Qershor 2017.

Biseda e sotme, është e shkurtit. Duke qenë biseda e shkurtit dhe tregon të njëjtin afrimitet. Një njeri që do të zbulojë të vërtetën, thotë pse gënjeu Dako në Opinion”, tha Bushati.

Ai shtoi se, biseda e publikuar në Të Paekspozuarit, tregon se mes Dakos dhe Avdylëve ka një afrimitet që zgjat shumë muaj në kohë.

Armand Shkullaku: I gjithë Durrësi e di me kë shoqërohet Dako, paturpësia ka arritur kulmin!

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua një përgjim i ri mes Vangjush Dakos dhe Altin Avdylit, u shpreh se i gjithë qyteti i Durrësit, e di se me kë shoqërohet kryetari i Bashkisë dhe se përpjekja e Vangjush Dakos për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, është qesharake.

“Nuk ka asnjë dyshim, që komunikimi mes tyre nuk është mes një drejtuesi fushate elektorale dhe një militanti që punon për partinë. Ishte mes dy personave që dukej që kishin intimitet mes tyre. Më shqetëson fakti që kemi arritur në shkallën kur paturpësia ka arritur kulmin.  Gjithë Durrësi e di me kë shoqërohet Vangjush Dako. Del kryetari dhe ka shqetësimin e vetëm që ti hedhi hi syve njerëzve, duke e ditur që njerëzit e dinë të vërtetën. Ai bën show, thotë jam akullore, jam supermen dhe njerëzit fillojnë gajasen, Skena e Dakos në Opinion, më kujtoi gjyqet e mafiozëve në amerikë në vitet 30.
Cfarë përfaqëson Dako i Durrësit? Përse duhet të jetë ai 12 vjet Kryetar Bashkie në Durrës? Ky është një nga qytetet kryesore. Janë aftësitë intelektuale të tij?
Kryetari i Bashkisë, cfarë është? Përfaqëson vullnetin e një qyteti dhe është përfaqësues politik. Nuk është menaxher që shet beton, por duhet të jetë ajka, elita e qytetit. Nuk zgjidhen njerëzit, sa vota mbledh, a je i fortë dhe sa vota më siguron mua? Doli që kryetari i Bashkisë komunikon me këta persona, kaq mjafton në botë që të japësh dorëheqjen menjëherë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura